Rita Ora niset drejt Kosovës, Dua Lipa uron me foton e jashtëzakonshme…krenare për Kosovën

Showbiz

rutardua

Sot, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, dy nga emrat më të rëndësishëm të muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë bërë pjesë e emocioneve të të gjithëve. Rita Ora do të jetë sot në mbrëjme në koncertin që zhvillohet në Prishtinë, me këtë rast…ajo ka postuar në Instagram fotografinë që tregon se është duke u nisur drejt vendit të saj të origjinës, bashkë me të motrën, Elenën.

rita ora 1518863322

Nga ana tjetër, Dua Lipa ka postuar një fotografi vërtet emocionuese. Ylli ndërkombëtar me anë të një postimi në Instagram u shpreh se është shumë krenare që është shqiptare. Veçantia e urimit të 22-vjeçaren qëndron tek foto e saj.

Shkëputur nga hiti i saj i fundit ‘IDGAF’, Dua ka publikuar një foto ku shfaqen dy ‘Dua Lipa përballë njëra tjetrës. Njëra nga ‘Dua-t’ është e veshur me blu dhe në krah ka vendosur simbolin e flamurit kosovar ndërsa ‘Dua’ tjetër e veshur me ngjyrë të portokalli të ndezur ku është fomuar simboli flamurit shqiptar.

dua lipa

‘Dua Lipa Kosovë” puth në ballë ‘Dua Lipën Shqipëri’.
“Urime t’gjithëve 10 vjetorin e Pavarsisë! Shpresoj që të festojmë edhe shumë e shumë përvjetore së bashku. Kaloni sa ma mirë në këto ditë të festës. Jam shumë krenare që jam Shqiptare. Urime dhe gëzuar. Ju dua. Shihemi këtë vit.”-ka shkruar Dua Lipa…