Rita Ora na tregon cila është frika e saj më e madhe

Showbiz

Para 15 vitesh, kur ishte 39 vjeçe, mamaja e Rita Orës, Vera Ora, u diagnostikua me kancer gjiri. Lufta e saj me kancerin ka qenë e vështirë dhe duket se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe tek vajza e saj. Ajo ka treguar për “The Sun” se që prej asaj kohe jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe sërish shkoi e u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenteikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, ka treguar Rita.