Kur është fjala për trendet e reja të veshjeve të gjithë i kemi sytë tek të famshmit. I ndjekim dhe i vërejmë në gjithçka që bëjnë ndaj dhe janë frymëzim për ne. Një fustan saten, një palë atlete të bardha dhe një xhaketë lëkure të gjatë, do të guxonit? Me siguri që është një kombinim i çuditshëm dhe nuk do të merrnit përsipër rrezikun të dukeshit si karnavale.
Rita Ora e bëri një kombinim të tillë dhe ja që nuk ishte edhe aq i keq sa mendonim. Rita Ora u shfaq në Londër në një takim me Paris Jackson, e veshur me një fustan saten në ngjyrë rozë të mbyllur dhe një xhaketë lëkure oversize. Për ta bërë look-un edhe më casual ajo kishte veshur dhe një palë atlete sportive me çorape të bardha, ndërsa aksesori kryesor shoqërues i saj ishte një çantë e zezë lëkure mjaftueshëm e madhe.