Rita Ora na ka bërë edhe njëherë të jemi krenarë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për “Corriere Della Sera” për të folur mbi spektaklin e famshëm të cilin do të drejtojë, “MTV EMA 2017”.
“Kjo është një mundësi që vjen vetëm njëherë në jetë dhe ndihem e privilegjuar.” – ka thënë Rita.
Spektakli do të mbahet në Wembley Arena, qytetin ku këngëtarja dhe prindërit e saj emigruan vite më parë.
“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët.” – është shprehur 26-vjeçarja gjatë intervistës.