Rita Ora ka ndërmarrë një nismë tejet humane, që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve të Kosovës në këtë periudhë të vështirë që po kalojnë prej pandemisë Covid-19.
Rita është përfshirë nën nismën bamirëse ‘Një kafe si flutur’, e cila ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Sakaq mësohet se Ora ka nisur vetë një fushatë për grumbullimin e parave për të ndihmuar qytetarët e Kosovës.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo në rrjete sociale, ndërsa ka theksuar se fondet e mbledhura do të ndihmojnë sistemin shëndetësor kosovar të përballjen me Covid.
”Mos dil për një kafe dhe rri në shtëpi për të ndihmuar sistemin shëndetësor”, ka thënë Ora.