Në shtator të 2018-s Rita Ora i dha fund lidhjes së saj me Andrew Watt. Pavarësisht se mendohej se ata nuk do të ktheheshin më bashkë, së fundmi dyshja e njohur janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Mbrëmjen e djeshme Rita dhe Andrew janë parë duke u larguar bashkë nga festa e një reviste.
Më pas fotografët i panë të hipin bashkë në një makinë dhe duke komunikuar me njëri-tjetrin.Rita dhe Andrew treguan se kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin dhe se mes tyre nuk ka hatërmbetje pas ndarjes. Kujtojmë se kohët e fundit këngëtarja shqiptare po përflitet për një tjetër histori dashurie me aktorin Andrew Garfield.