Rita Ora justifikon çdo gjë, me prejardhjen e saj…

Showbiz

rita gz
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora prej kohësh është kthyer në qendër të mediave. Në dy kopertinat e fundit ajo ka thyer tabu të mëdha dhe kjo ka mjaftuar që bota të flasë për të. Gjithashtu këngëtarja komentohet shpesh edhe për lidhjet e saj të njëpasnjëshme. Së fundmi e ftuar në një intervistë për “ITV” gazetari e ka pyetur se çfarë ndikon në këto lidhje dhe Rita ka thënë se origjina e saj e bën të paqëndrueshme.

rita clash

“Unë vë në pikëpyetje çdo gjë, dyshoj në çdo gjë dhe akuzoj për gjithçka. Jam shqiptare, ndaj jam e papërmbajtshme. Kur jam me një njeri, dua tё përjetoj me tё çdo gjё. Kur dashuroj, dashuroj fort”, tha ajo. Rita ka thënë më tej, se nga të gjithë ish-të dashurit e saj, më mirë ia ka kaluar me Calvin Harris.