Rita Ora i kthehet dashurisë së vjetër, takim romantik në Ibiza

Showbiz

Rita Ora këngëtarja me origjinë shqiptare  ka arritur majat nëpër botë. Rita ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shumë shpesh për lidhjet e saj, por kohëve të fundit është spekuluar edhe për një lidhje tjetër që mund të jetë rikthyer sërisht me ish të dashurin e saj. Rita Ora duket se është bashkuar sërisht me  Andrew Watt pas pesë muajsh që nga ndarja e tyre. Të martën, ajo është parë duke darkuar me këngëtarin në Ibiza të Spanjës, derisa kengetarja mori vëmendjen me fustanin e saj ngjyrë të verdhë. Gjithashtu, edhe Wes Nelson ka shkaktuar thashetheme se është duke takuar yllin shqiptar të muzikës. E gjithë kjo pas publikimit të një fotografie të realizuar prapa skenës në koncertin që këngëtarja mbajti në Leedsit.