Bizhuteritë me vlerë 4 milionë dollarë që Rita Ora do mbante në festivalin e Kanës janë harruar në avion.
Gruaja, që ishte ngarkuar për transportimin e bizhuterive të huazuara nga një markë luksoze, harroi bizhuteritë e shtrenjta në avionin ku udhëtoi në aeroportin e Nisë, Francë, pasi mbërriti nga Londra.
Në momentin që ajo kuptoi se kishte harruar bizhuteritë, avioni ishte nisur sërish drejt aeroportit të Luton në Londër.
“Dikush gati humbi disa miliona,”- tha një polic.
Bizhuteritë u gjetën në Luton dhe u nisën sërish drejt Nice nëpërmjet aeroportit Heathrow të Londrës.
Ylli i popit u shfaq më vonë në Kanë me një gjerdan mahnitës me diamante dhe një fustan të bardhë.