Nuk kanë qenë të rralla herët kur Rita është shfaqur pothuajse nudo për publikun. Ajo nuk ka komplekse për trupin apo “zhveshjen” dhe këtë na e ka bërë të qartë me të gjitha daljet publike apo setet fotografikë thuajse nudo. Sigurisht që ajo ka tentuar përsëri , por këtë herë fajin për zhveshjen e saj e ka Marc Jacobs.
Sepse ajo nuk mund ti rezistojë koleksioneve të tij, e nëse koleksioni e nxjerr pak të zhveshur nuk është faji i saj por i stilistit që ka krijuar atë veshje të cilës ajo nuk mund ti rezistojë. Në foton që Rita ka publikuar, veshja është me barkun e ekspozuar dhe transparente duke treguar shumë qartë pjesën e sipërme të trupit. Format e Ritës janë tepër perfekte e mesa duket ndaj edhe Rita nuk ka ndërmend ti fshehë.