Duket se këngëtarja e njohur e ka nisut 2019-tën duke “spastruar” personat të caktuar nga jeta e saj. Nëse flasim për Rita Orën dhe jetën e saj sentimentale, natyrshëm na vjen në mendje Calvin Harris, Rob Kardashian, James Arthur etj. Këta janë disa prej ish- të dashurve të këngëtares. Edhe pse nuk ka dalë ndonjëherë ndonjë skandal, asnjë prej ndarjeve të saj nuk ka qenë fort paqësore. Të gjitha janë shoqëruar me aludime për tradhëti. Megjithatë, për të shmangur kontakt me secilin prej tyre, e dini çfarë bëri Rita? Fare thjeshtë! Mori një numër të ri.
“Ndërmora këtë vendim, që për hir të të vërtetës më trembi, por e bëra gjithsesi. E kam patur numrin e vjetër për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani, askush nuk më shkuan. Por, në fakt ndihem shumë mirë. Ndihem sikur i kam mundësuar vetes një pastrim të madh. Tani kam fuqinë për të sjellë në jetën time energjinë dhe njerëzit që dua. Kurrë më parë nuk kam qenë në një pozitë të tillë dhe në fakt kjo pozitë qenka e hatashme,” është shprehur ajo.