Rita Ora flirton me këngëtarin, i dashuri nuk duket në horizont…

Showbiz

rita vma liam
Ata kanë kënduar kolonën zanore të “Fifty Shades Freed”, pikërisht “For You” dhe që asokohe janë komentuar për diçka më shumë se shoqëria. E njëjta gjë ka ndodhur edhe teksa po merrnin pjesë në MTV VMAs ku është vënë re një afrimitet jo i zakonshëm mes Rita Orës dhe Liam Payne aq sa mund ti ngatërroje edhe me një çift të dashuruarish.

Teksa po dëgjohej kënga e Bebe Rexha, “Meant to be”, Rita Ora dhe Liam Payne janë ‘kapur mat’ të përqafuar me njëri-tjetrin. Edhe pse një përqafim i tillë mund të duket shoqëror, tek i sheh menjëherë të shkon mendja në një lidhje mes tyre. Pavarësisht se Liam është ndarë nga Cheryl Cole, Rita vazhdon të jetë në një lidhje me Andrew Watt.