Sot është një ditë e veçantë në familjen Ora. Këngëtarja me origjinë shqiptare, me famë botërore Rita Ora feston ditëlindjen. Rita mbush plot 28 vjeçe. Në këtë ditë të veçantë për të këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe të afërmit. Sigurisht nuk mund të mos mungonin edhe urimet e prindërve të saj. Këta të fundit kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur urimet më të mira për vajzën e tyre.
Të dy ata kanë preferuar fjalë shqip për të uruar ditëlindjen e Ritës. “Rita Pita HB zog’, shkruan nëna e saj Vera. “Happy Birthday Girl. Shumë Urime. Love Babi”, shkruan i ati i këngëtares.