Ditën e djeshme, Elena Ora festoi 30 vjetorin. Ajo organizoi një darkë me familjen dhe miqtë e ngushtë. Ishte menduar të ishte një festim i qetë, por kjo derisa në sfond u dëgjuan vallet shqiptare. Rita Ora nuk ngurroi, por filloi të kërcejë mbi tavolinë me këngët shqiptare.
Ajo ishte shumë entuziaste, dhe më pas ju bashkuan dhe e motra me vajzat e tjera. Të mos kërcesh nën ritmet e muzikës shqiptare është thuajse e pamundur, dhe këto video janë një tjetër provë. Zbathur me plot energji… njësoj si në çdo festim tipik shqiptar. Rita Ora vazhdon të përfaqësojë krenare origjinën e saj dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq për këtë fakt.