Rita Ora është Becky me floke të bukur e përmendur në këngën e Beyonce? Ja përgjigja e saj

Showbiz

bb

 

Të shumta kanë qenë aludimet se “Becky me flokë të bukur”, e përmendur në këngën e Beyonce-s, ishte pikërisht këngëtarja Rita Ora. Tani këngëtarja ka bërë të qartë se spekulimet e ngritura nga fansat dhe mediat ajo i konsideron të vrazhda dhe fyese.

“Pikë së pari, Jay Z është frymëzim për mua dhe një nga idhujt e mi për sa u përket teksteve, muzikës dhe biznesit”,- është shprehur Rita në një intervistë për “Vanity Fair”. “Unë ende i ndjek ata dhe Beyonce ka qenë një nga idhujt e mi gjatë karrierës sime”.

Gazetarët e kanë pyetur më shumë rreth “Becky-t” dhe fotove të saj me bikini me dy limona në të, ndërkohë që kënga e Beyonce-s titullohet “Lemonade”.

Rita ka rrëfyer se ajo ka qenë një dhuratë për të nga Katy Perry: “Ndoshta unë kam qenë e vetmja që ata kanë parë me këto bikini veshur, por sigurisht që duhet të ketë edhe të tjerë. Më duket tepër e vrazhdë dhe fyese për femrat në përgjithësi kur akuzohen për diçka që në thelb nuk është e rëndësishme”.

Këngëtarja ka treguar se mediat vazhdojnë të shkruajnë për marrëdhënien e saj me Calvin Harris, për të cilin ka thënë se është shumë i talentuar.

“Dashuria është diçka e madhe, por mund të jetë edhe gjëja më e rrezikshme në botë. Njerëzit bëjnë gjëra të çmendura kur është fjala për xhelozi dhe dashuri”,- ka përfunduar ajo./Blitz.al/