Rita Ora e irrituar nga thashethemet: Kjo është e vërteta për lidhjen e re!

Showbiz

ritaoranakosok

Prej disa javësh përflitet se Rita Ora ka nisur një lidhje të re me aktorin e njohur, Andrew Garfield. Pavarësisht se të gjitha mediat kanë folur gjatë për ata të dy, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ende asgjë. Madje Rita duket se nuk ndihet shumë mirë kur pyetet në lidhje me këtë çështje. Ditën e djeshme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin radiofonik “SiriusXM Hits 1” dhe prezantuesit e pyetën nëse ajo pëlqente më shumë Tobey Maguire apo Andrew Garfield në rolin e Spiderman.

8660306 6604147 image a 35 1547749096111

Duke qeshur paksa e nervozuar, Rita u shpreh: “Unë nuk shikoj e Spidermanin. Kjo është përgjigja ime”.“Daily Mail” shkruan se gjatë gjithë emisionit këngëtarja ishte në formë shumë të mirë dhe u mundua që me përgjigjen e saj për të dashurin e supozuar të zbuste disi situatën. Rita Ora dhe Andrew Garfield u shfaqën për herë të parë bashkë disa javë më parë, tre muaj pasi këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me ish të dashurin, Andrew Watt.

 Screenshot 4 9