Rita Ora do të bëjë muzikë në shqip?

Showbiz

Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare që prej vitesh po thyen rekorde nëpër botë me këngët e saj, megjithatë gjithmonë flet me krenari për prejardhjen e saj shqiptare. Gjatë një interviste për ‘20min’ në Zvicër, Rita ka folur pak për vendin e saj, suksesin e artistëve shqiptarë nëpër botë, si dhe projektet e saj muzikore.

Ajo tha se mundohej ta vizitonte Kosovën sa më shumë, ndërsa për suksesin e shqiptarëve u shpreh kështu: “Muzika dhe vallëzimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është e mrekullueshme që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë nëpër botë”. Këngëtarja shqiptare gjithashtu shprehu dëshirën për të realizuar një këngë në gjuhën shqipe në të ardhmen, duke e lënë kështu, një mundësi të hapur.