Rita Ora dhe Xhensila Myrtezaj na prezantojnë trendin e fundit!

Showbiz

rita xheni
Trendet e modës janë bërë për t’u ndjekur dhe ndonëse shumë prej nesh mund të mos ndjekin rregullisht pasarelat e modës apo të lexojnë revistat, mjafton të shohim çfarë po veshin personazhet e njohur.“E gjitha xhins” është trendi i fundit që ka mbërritur në Shqipëri edhe për këtë sezon. Ose më saktë tek shqiptarët, sepse një ndër VIP-at që e zgjodhën ishte dhe Rita Ora.

RITAA

Ajo bëri një zgjedhje që u cilësua “e guximshme” teksa shëtiste rrugëve të New York mbrëmjen e së dielës. Një fund xhins, këmishë xhins, pallto xhins dhe çizme xhins deri te gjuri. Siç thonë dhe specialistët, për këtë veshje duhet pasur kujdes në kombinimet e tonaliteteve të xhinsit, dhe mund të themi se Rita ja ka dalë më së miri.Por ndërkohë, të njëjtën veshje e ka zgjedhur dhe këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj, për një nga koncertet e saj një javë më parë. Kombinimi i saj me atlete sportive është një ide që mund ta vishni dhe ju në përditshmëri.

XHENSILA 1