Ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Ajo ka ardhur për ceremoninë e martesës së kushurirës së saj, Amantina Tolaj. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja me anë të postimeve të saj në Instagram.
Ajo ç’ka vihet re nga fotot e saj është se Rita ka veshur të njëjtin fustan si motra e saj Elena. Të shqetësuara? Nuk duket aspak kështu ndryshe nga si mund të ishte ndjerë shumica nga ne. Dy shoqëruesit e nuses kanë shkëlqyer në këtë ceremoni.
Rita bashkë me familjarët e saj duket se e ka shijuar shumë këtë dasmë në Tiranë.