Prestigjiozja britanike “The Sun”, ka publikuar një shkrim të gjatë kushtuar dy këngëtareve me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Në thelb të lajmit ata vendosin marrëdhënien jo të mirë të vajzave, të cilat edhe pse vijnë nga i njëjti vend nuk flasin me njëra-tjetrën. Sipas burimeve të “The Sun” thuhet se arsye për këtë është bërë motra e Ritës.
Teksa në fillimet e saj Dua Lipa ishte duke u përpjekur për të hyrë në industrinë e muzikës, motra e Rita Orës Elena, e cila punon për një kompani muzikore, e anashkaloi duke mos e ndihmuar, pasi mendonte se Dua do i merrte kurorën së motrës. “Kjo është arsyeja pse kurrë nuk do t’i shohim ato së bashku, sepse motra e Ritës e injoroi Duan dhe ajo nuk ka dëshironte të rivalizonte Ritën”,- shkruhet në artikull. Kjo marrëdhënie duket se ka ndikuar edhe në familjet e këngëtareve, pasi edhe ata nuk flasin më.
Lexoni gjithashtu: Pas dy vitesh, Noizy dhe Cozman përballen në gjykatë!