Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme nëpër botë. Dua dhe Rita kanë qenë shumë të afërta me njëra-tjetrën, por mesa duket kjo gjë ka marrë fund. Sipas ‘Her’, Rita ka qenë gjithmonë shembulli perfekt për Duan, ndërsa tani këngëtaret janë distancuar.
“Është për të ardhur keq, pasi ato kanë qenë shumë të afërta bashkë dhe Dua gjithmonë ka folur për admirimin e saj ndaj Ritës. Dua madje është shprehur se dëshiron të bëhet si ajo në të ardhmen”, është shprehur një burim i brendshëm. “Gjërat janë bërë dramatike dhe ajo po përpiqet të distancojë veten. Rita nuk do që të përballet me të dhe gjeti një mënyrë që të mos takohen. Rita i urren dramat, por asgjë nuk e ndaloi atë të jetë pjesë e ‘Met Gala’”, ka shtuar burimi. Mesa duket, bashkëpunimi i vajzave shqiptare që të gjithë presin mund të mos ndodhë, megjithatë presim lajme nga vetë këngëtaret.