Rita Ora dhe Dua Lipa e duan Britaninë brenda BE’së

Showbiz

20160623121819649646_1466677816-9084961.jpeg.jpg

Debati nëse Britania duhet të votojë pro apo kundër qëndrimit në BE, në referendumin që do të mbahet nesër, ka përfshirë dhe figura të njohura të artit.

Deri më tani, trendi është për një lënie por nesër gjithçka do të qartësohet dhe vendimi nëse Britania duhet të vazhdojë të jetë pjesë anëtare e BE-së, apo do të largohet nga grupi i 28-të vendeve anëtare. Për një qëndrim, janë dhe dy Shqiptaret të cilat jetojnë në Britani.

Fjala është për Rita Orën dhe Dua Lipën, të dyja me famë botërore.

4 orë para votimit, artistet janë kujdesur që të tregojnë një imazh pozitiv dhe pro vendit që i ka famën dhe ku u rritën. Rita, në një postim në Instagram, i ka dhënë një mesazh britanikëve, ajo i bëri thirrje atyre që në këto momente kaq të rëndësishme, vota e tyre duhet të jetë pro qëndrimit.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe Dua Lipa, e cila me një foto ku paraqitet një karikaturë e Donald Trump dhe e Boris Johnson (politikan në Angli) dhe puthja e tyre, e mbi këtë foto, Dua komenton se: ”Ne jemi më të fortë së bashku! Votoni për të qëndruar në BE. Votoni pro qëndrimit. Të fortë në Europë”,- janë fjalët e artistes drejtuar ndjekësve të saj.