Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin përzgjedhur për të performuar në shfaqjen e shumëpritur të modës Victoria’s Secret. Yjet e muzikës pop kanë ndezur skenën me performancat e tyre mbrëmjen e së enjtes (8 nëntor) në Pier 94 në New York. Rita dukej shumë seksi e veshur me bodysuit të zeza ndërsa Bebe shkëlqeu me pink teksa performoi hitin e saj “I’m a Mess”.