Rita Ora bën gjestin e veçantë ndaj të infektuarëve me Coronavirus

Showbiz

Që prej fundit të vitit 2019, pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar gjithë botën dhe shëndetësinë e shumë vendeve. Aktualisht, janë 213 shtete të prekura nga virusi, ku numërohen afro 20 milionë të infektuar, mbi 700 mijë viktima dhe 12.2 milionë të shëruar. Si pasojë e pandemisë, shumë njerëz po kalojnë një periudhë shumë të keqe financiare, por jo vetëm.

Në kuadër të kësaj krize, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka ndërmarrë një iniciativë shumë domethënëse. Në bashkëpunim me UNICEF, ajo ka organizuar një koncert në shtëpi, për të ndihmuar fëmijët që janë prekur më shumë nga Covid-19.