Rita Ora bëhet shkak i ndarjes së një çifti britanik

Showbiz

Këngëtarja shqiptare Rita Ora duket se ka ndikuar që një çift britanik ti japë fund lidhjes së dashurisë.

Modelja Lorena Medina ka zbuluar se historisë me yllin televiziv Joey Essex i erdhi fundi pasi dyshon se ky i fundit e tradhtoi me bukuroshen shqiptare.

Duke folur për The Sun, Medina tha: “Ai ishte dashuria e jetës sime. Unë isha gati të kisha fëmijë me Joey. Ne bisedonim për martesën pothuajse çdo ditë. Ne ishim të çmendur dhe pasionantë.

Unë u dashurova me të dhe u transferova në Angli menjëherë pas shfaqjes. Ishte gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë.”

28-vjeçarja rrëfeu se partneri i kishte thënë që do të dilte me miqtë në mbrëmje dhe nuk u kthye në shtëpi. Ditën tjetër pa fotografitë e tij me Ritën në mediat britanike.

“Ai më tha, “Kalova një natë të cmendur dhe qëndrova me miqtë e mi”. Por ai nuk më tha që ishte një vajzë dhe nuk e përmendi Rita Orën. Unë u mërzita shumë dhe i thashë që nuk i besoj aspak. Ne po qanim dhe po bërtisnim. Unë nuk dua të flas me Ritën dhe nuk e urrej. E respektoj, është shumë e talentuar. Por pas asaj që ndodhi me Joey, vendosa se do ishte më mirë të mos flisnim më”, rrëfeu Lorena.