Përgatituni të shihni më shpesh Rihanna-n në ekranin e madh.
Vetëm disa ditë pas xhirimeve të filmit Oscean’s Eight, Riri tashmë po zbulon një tjetër projekt kinematografik. Këngëtarja e kthyer në aktore është bërë pjesë e filmit “Valerian and the City of a Thousand Planets”, ku nga fotoja më poshtë duket si një kërcimtare kabareje dhe tepër misterioze. Filmi i regjisorit Luc Besson do të shfaqet verën e ardhshme dhe ky i fundit është shprehur se Riri ka një rol të madh. Jo vetëm kaq, por bukuroshja 28 vjeçare do të luajë përkrah mikes së saj Cara Delevigne.