Rilind sherri mes Majk dhe Majlindës: Akuza të rënda njëri-tjetrit për kujdesin ndaj djalit!

Showbiz

majkuuuuu
Reperi i njohur Majk ka publikuar pak më parë disa foto dhe video nga takimet me fëmijë me aftësi të kufizuara duke vënë theksin në integrimin e tyre në shoqëri dhe kujdesin që meritojnë. Sigurisht ky gjest është mbështetur nga kolegë dhe ndjekës të tij, por siç duket ka pasur edhe nga ata që sjellja e reperit nuk ju është dukur e vërtetë.Një prej komentuesve i drejtohet në mënyrë të prerë duke i thënë që së pari duhet të dojë djalin e tij dhe më pas fëmijët e tjerë. Si rrallëherë Majk ka vendosur të kthejë përgjigje dhe nuk ka qenë aspak siç e prisnim.

47365733 330790381075210 8789069268915322880 n

“Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”,-ka shkruar reperi i revoltuar.Pas postimit që ka marrë vëmendje shumë të madhe nuk ka munguar as kundërpërgjigja e ish-të dashurës së reperit Majlinda Zeka e cila ka kundërshtuar fort fjalët e babit të djalit të saj duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime. “Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregoj çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.Gjërat mes ish-çiftit të njohur duket se janë shumë keq dhe nuk do të marrin zgjidhje për një kohë të gjatë.

auto Majlinda Zeka dhe Rohani djali qe ka me reoperin Majk1531326753 300x288