Pas shumë vitesh të mbushura me thashetheme dhe spekulime, Sex and the City, zyrtarisht do të rikthehet! Një lajm të tillë e konfirmoi vetë Sarah Jessica Parker përmes një postimi në Instagram. “And Just Like That” është titulli i ri i vazhdimit të serialit të famshëm.
Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e tre aktoreve kryesore, Cynthia Nixon, Kristin Davis dhe Sarah Jessica Parker. E vetmja që mungon është Kim Cattrall, Samantha!
Seriali do të ketë gjithsej 10 episode.
“Nuk bëj gjë tjetër veçse mendoj…ku do të jenë ato tani?!”- shkruan Sarah Jessica Parker.