Rikthehet vëmendja tek ndarja e Lady Gagës, arsyeja e vërtetë është…

Showbiz

lady
Suksesi i Lady Gaga-s në filmin ‘A Star Is Born’ është i padiskutueshëm. Në kulmin e famës së saj, Lady Gaga vendosi t’i jepte fund fejesës me Christian Carino, gjë që shkaktoi shumë reagime nga fansat e saj. Shumica ishin të lumtur dhe filluan të mendonin se mes saj dhe Bradley Cooper kishte një romancë, ndërsa pjesa tjetër ishin të ‘acaruar’. Pasi u sqarua se mes saj dhe aktorit të njohur nuk kishte asgjë veçse aktrim, thuhet se arsyeja e vërtetë e ndarjes ishte fama e saj.

recording artist lady gaga and agent christian carino news photo 911521978 1553788170 600x600

Sipas ‘UsWeekly’, Christian ishte duke e ndaluar Gaga-n të krijonte muzikë të përafërt me ‘Bad Romance’, ‘Telephone’ apo ‘Shallow’. Një burim është shprehur se ajo nuk mund të shkatërronte karrierën e saj në atë mënyrë, sidomos për një mashkull. “Ai nuk e trajtonte atë mirë në fundin e lidhjes. Ishte xheloz, përpiqej ta rregullonte atë dhe i shkruante shumë. As shoqëria e saj nuk e pëlqente”, ka shtuar burimi, duke zbuluar kështu se lidhjes së Gaga-s me Christian i kishte ardhur fundit.