Rikthehet Tuna me një mesazh të ‘koduar’ për të gjitha vajzat

Showbiz

cxcx

Tuna është rikthyer me këngën e re të titulluar Chonga. Nëse të gjithë keni pyetur ç’është ky titull, ‘Chonga’ është një fjalë që vjen nga spanjishtja, por gjendet shumë i përdorur edhe në Florida, Miami, për të identifikuar një grua punëtore, të thjeshtë, por ndonjëherë edhe agresive dhe shpërthyese.

Vet këngëtarja ka një mesazh për të gjitha vajzat.
“Unë jam krah vajzave që flasin pistë. Ato me këmbë të zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra të egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundshme!
Me ato që nuk kanë frikë ta ngrisin zërin …. Unë jam me juve Chongas….” – shkruan Tuna në instagram.

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on