Sfilata ikonë e Victoria’s Secret, ku shfaqen shumë emra të njohur, i ka ngjitur sërish në skenë bukuroshet e famshme pas 4 vitesh. Marka e të brendshmeve luksoze ‘Victoria’s Secret’ pësoi një humbje të prestigjit për shkak të “standardeve joreale të bukurisë” që ofronte. Pas kësaj, sfilata mori një pushim të shkurtër dhe një lajm i mirë erdhi kohë më vonë nga përfaqësuesit e saj: “Shfaqja më e famshme e show bizit ‘Victoria’s Secret Fashion Show’, rikthehet në një format të ri pas një pauze 4-vjeçare. Data tashmë është bërë e qartë, spektakli i cili u mbajt për herë të fundit në vitin 2018 do të zhvillohet sërish në muajt e vjeshtës së ardhshme. Ne lexuam komentet tuaja dhe kuptuam se dëshironi të na ndiqni sërish. ‘Victoria’s Secret’ po kthehet miq dhe do të pasqyrojë kush jemi sot dhe gjithçka që ju dini dhe doni – glam, pista, krahë, argëtim muzikor dhe më shumë! Qëndroni të sintonizuar… “