“Sex and the City” do të rikthehet në ekran- por jo në mënyrën që ju prisni.Ekskluziviteti i serialit është pezulluar për shkak të grindjeve mes Sarah Jessica Parker dhe Kim Cattrall, prandaj do të vijë në një formë më shpirtërore, bazuar në librin e ri të autores Candace Bushnell.Edhe seritë e mëparshme janë inspiruar nga koleksioni i eseve të po së njëjtës autore. Bushnell ka nënshkruar kontratën me Paramount Television që librin e saj të radhës “Is there still Sex in the City?” ta kthejë në një serial.
Fokusi i librit do të jetë tek dashuria në moshën 50 vjeçare, parë nga perspektiva e fëmijëve, martesës, divorcit dhe humbjeve.Edhe pse filmi do të jetë sërish i vendosur në Upper East Side të Manhattan, nuk dihet nëse do të risjellë personazhet origjinalë apo kastin e njëjtë të aktorëve.“Nuk ishte në këtë mënyrë. Dikur, të qenit 50 vjeç nënkuptonte fillimin e pensionit- të punuarit më pak, të shpenzuarit më shumë kohë për pasionet, me miqtë etj. Shkurtimisht, njerëzit e moshës së pensionit nuk ishin të thënë të bënin ndonjë gjë përveçse të plakeshin e të rëndoheshin. Nuk pritej të bënin aktivitet fizik, të nisnin biznese, të zhvendoseshin në shtete të tjera, të bënin seks me të panjohur apo të rinisnin. Por kjo është ekzaktësisht si duket jeta e shumë 50 apo 60 vjeçareve në ditën e sotme dhe jam shumë e lumtur të reflektoj realitetin e pasur dhe kompleks.”- është shprehur autorja për librin dhe filmin e ardhshëm.