Saga për ribërjen e filmit të famshëm “Scarface” vijon. Është regjistori Antoine Fuqua i filmit The Equalizer që shprehet se po mendon seriozisht për përshtatjen e filmit me një histori moderne. “Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht kush i del përpara”, ka thënë Fuqua.
Thashethemet kanë qarkulluar për rolin kryesor. Fillimisht u tha se aktori meksikan Diego Luna mund të jetë Tony Montana i ri. Por së fundi flitet se roli i është propozuar edhe Denzel Washington.