Ditën e sotme kanë qarkulluar fjalë se Johnny Depp, i mirënjohur për rolin protagonist në ‘Piratët e Karaibeve’, nuk do të jetë më pjesë e filmit të ri që pritet të nisë xhirimet. Skenaristi, Jerry Bruckheime ka qenë ai që ka zbuluar detajin, duke e hequr çdo mundësi të rikthimit të Depp pas 15 vitesh në këtë rol.
Zëvendësuesi i tij nuk dihet ende, por pritet të zbulohet me kalimin e ditëve. Ky do të jetë filmi i gjashtë i sagës së piratëve. Sipas reagimeve të deritanishme nga fansat, seria e 6-të nuk pritet me aq shumë gëzim për shkak të mungesës së aktorit të njohur.