Debati i famshëm mes Taylor dhe familjes Kardashian, pushtoi mediat për një kohë të gjatë. E gjitha nisi pasi Kanye publikoi këngën “Famous” ku në tekst përmendtte edhe Taylor. Një sërë akuzash e pasuan këtë debat midis tyre, të cilave së fundmi Taylor ka vendosur t’iu japë një përgjigje publike. Ka qenë Kim Kardashian ajo që ka identifikuar këngëtaren me emojin e gjarprinjve, gjë e cila më pas u përhap në masë. Pikërisht këtë simbol, Taylor e ka përdorur në koncertin e parë të turit që do të mbajë.
“Po pyesni veten përse janë gjithë këta gjarpërinj këtu? Pak vite më parë dikush më thirri gjarpër në rrjetet sociale. Më pas shumë njerëz filluan të më thërrisnin me emra të ndryshëm. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë për shkak të kësaj gjëje. Kalova një periudhë që nuk e dija nëse do të mund ta merrja veten dhe t’i rikthehesha muzikës. Duhet të mësoheni të bëheni më të fortë nga këto gjëra,” ka thënë këngëtarja përpara gjithë publikut.