Me siguri shumë nga ju e mbajnë mend programin ‘Nga e para’ që është transmetuar vite më parë në ‘Vizion Plus’. Programi ndiqte nga afër transformimet që ndodhin brenda 7 ditësh në shtëpi apo apartamente të personave në nevojë ekonomike.
‘Nga e para’ do të rikthehet, sërish në të njëjtin televizion ku pati zanafillën, por me prezantuese të re e cila do të jetë moderatorja Anila Çela. ‘Vizion Plus’ e ka konfirmuar lajmin në faqen zyrtare, duke zbuluar se rikthimi do vijë me disa ndryshime të vogla. Anila Çelo ka drejtuar deri në këtë moment programin ‘Pasdite në Vizion Plus’.