Nëse jeni të pasionuar pas filmave me siguri që e keni parë të paktën një herë fimin “Legally Blonde”, me të cilin jeni dashuruar që me shikim të parë. Ai trajton historinë e një vajze bionde e cila rrëzoi të gjitha paragjykimet që ekzistojnë sot për vajzat bionde. Ky është një film me nota të theksuara feminizmi, ku humori ndërthuret përsosmërisht me problemet e përditshme me të cilat hasen vajzat.
Mirëpo sipas informacioneve që po qarkullojnë në mediat e huaja pritet që “Legally Blonde” të vijë këtë vit me filmin e tretë, në të cilin rolin e Elle-s do ta luaj përsëri Reese Witherspoon. Ajo ka qenë vetëm 17-vjeç kur e luajti për herë të parë këtë rol dhe goditi gjithë teatrot dhe kinematë e botës. Megjithëse ende nuk dihen shumë detaje për filmin e tretë, hamendësohet se ai do të jetë shumë afër filmit të parë, por me një temë edhe më të madhe për fuqizimin e femrave.