Modelja e njohur, kishte pak kohë që nuk ishte më aktive në rrjetet sociale. Pavarësisht se jemi mësuar të shohim shpesh postime provokuese të saj, të gjithë menduar se pas martese, Angela i kishte dhënë stop gjithçkaje. Por, si duket nuk është ashtu. Ajo ka postuar së fundmi një video, ku shfaqet në supër formë. E veshur me një body, Angela ka realizuar një mini klip mjaft sensual. Duket se martesa me miliarderin rumun Dragos Savulescu, nuk ka ndikuar aspak në aktivitetet e saj, madje Dragos është një nga personat të cilët e mbështet më tepër dhe pëlqen çdo punë të sajën.