Përveçse si modele Afërdita Dreshaj ka spikatur edhe si këngëtare. Me siguri të gjithë i mbani mend këngët e saj “Qyteti Hesht”, “Shumë trafik”, “Another 1” apo “Mos rri larg”. Megjithatë Afërdita ka rreth dy vite që qëndron larg muzikës, për shkak të angazhimeve në jetën e saj private. Gjithsesi ajo nuk mund të mos i rikthehej sërish pasionit të saj dhe tani që çdo gjë me jetën e saj personale është në rregull, është plotësisht gati të sjellë këngë të reja për fansat e saj.
Madje Afërdita ka treguar se tani do të vazhdojë të merret më shumë me muzikën dhe këngët. Këto fjalë nuk ishin të kota, sepse duket se ajo ka nisur xhirimet e klipit për këngën e re. Afërdita ka publikuar në ‘InstaStory’ një video duke pozuar përpara kamerës për videoklipin që pritet të publikohet. “Koha për një këngë të re?”, – ka shkruar ajo. E shtrirë në një shtrat Afërdita dukej si gjithmonë në formë perfekte dhe më sensuale se kurrë dhe me siguri edhe klipi i saj do të jetë i kuruar në çdo detaj.