Vajzat e një prej grupeve më të pëlqyera, “Spice Girls” do të rikthehen së bashku në një film të animuar. Ato do të jenë zëri i superheroinave dhe secila prej personazheve lidhet me personalitetet e Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Geri Halliwell.
“Janë entuziaste, janë grupi femëror me suksesin më të madh ndonjëherë dhe kjo është ajo që kanë nevoje Marvel ose Disney”, deklaroi një burim i afërt i grupit për “Variety”.