Në një dokument gjykate, Amber Heard zbuloi detaje të tjera të abuzimit që ka vuajtur në duart e ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp. Sipas Heard, Depp e mbyste dhe e gjuante kur drogohej.Heard thotë se Depp shndërrohej në tjetër njeri, e kërcënonte se do ta vriste. “Atë version të Johnny-t e quanim ‘Përbindëshi,’” thotë ajo.
Pasi konsumoi tetë tableta MDMA në Australi në vitin 2015, Depp tentoi të mbyste Heard dhe më pas e përplasi në banak. Gjithashtu, Depp preu majën e gishtit në një xham të thyer dhe me gjak, shkroi mesazhe në pasqyrë.Në mars të vitit 2013, Depp i vuri flakën një pikture të Heard, dhuratë nga një ish i dashur i saji. Pas kësaj, e goditi në fytyrë dhe si pasojë, i gjakosi buzën.Heard tregon se në maj të 2014-s, në një udhëtim me avion privat, Depp e gjuajti me sende të ndryshme sepse ishte i mërzitur nga një skenë romantike që ajo kishte xhiruar me James Franco për filmin “The Adderall Diaries.”
“Në një moment, u ngrita dhe Johnny më gjuajti me shkelm në kurriz,” rrëfen Heard.Aktorja siguroi edhe screenshot-e të mesazheve që Depp i dërgonte pas episodeve të dhunshme. “Më vjen turp dhe keq. Sigurisht që të kërkoj falje. Nuk e di ç’ndodhi, por di që s’do të përsëritet,” i shkruan Depp, ndër të tjera.
Në një tjetër skenë të dhunshme në Los Angeles, në apartamentin e tyre në dhjetor të 2015-s, Heard thotë: “Më gjuajti me shuplakë, më kapi nga flokët dhe më tërhoqi zvarrë nga shkallët, në zyrë, në kuzhinë, në dhomën e gjumit e deri te dhoma e mysafirëve. Më shkuli një tufë flokësh dhe skalpi.”
Kur Heard i tha Depp se do të ndahej nga ai, ai filloi ta kërcënonte se do ta vriste, e grushtoi në fytyrë dhe e përplasi në shtrat. “Për pak momente, nuk bërtisja e nuk merrja dot frymë,” shkruan aktorja. “Kisha frikë në mos Johnny s’ishte i vetëdijshëm për dëmin që po më shkaktonte dhe se mos më vriste.”