Rikthehen ikonat e fëmijërisë: ‘Tom and Jerry’ në një film të ri!

Showbiz

jerry

“Tom and Jerry”do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i filmit “Fantastic Four”, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushit më të famshëm në histori. Mësohet se puna për këtë projekt do të nisë këtë vit dhe ende nuk ka një datë zyrtare të premierës. Në këtë film do të jetw edhe një personazh i ri me emrin Kayla, e cila do të ndihmojë Tom që të ndalojë Jerry-n nw disa ngjarje.“Tom and Jerry” është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera. Historitë kanë në qendër rivalitetin komik midis dy personazheve kryesore, Tom, një mace dhe Jerry, një miush.

file 20180313 30983 1bk88tb