Ajo është një prej ish banoreve më seksi të “Big Brother” dhe po flasim për Rike Roçi. Bukuroshja njihet edhe si modele por një ndër ëndrrat e saj është aktrimi. Ajo postoi disa ditë më parë një video në Instagram ku dukej në një teatër duke ngjallur aludime që Rike i ka sqaruar.Ajo ka treguar se po bën realitet ëndrrën e saj filmin dhe aktulisht po studion në Akademinë e Kinemasë së Romës.
Rike shprehet se: “Për çdo rol duhet të hyj në personalitete të ndryshme dhe kjo më shqetëson pak derisa të mësohem me këtë teknikë. Plus, në angazhimet e mia të përditshme, tashmë hyjnë edhe xhirimet që janë vërtet shumë të lodhshme. Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin.”