Rike Roçi është gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak të jetës private. Kohë më parë, Rike është përfolur për një lidhje me reperin Noizy, ku asnjëri nuk e pohoi.Më pas Rike, tërhoqi vëmendjen me disa postime ku tregonte simpatinë për presidentin e lëvizjes “5 stelle” në Itali, Luigi Di Maion.
Rike i mohoi lajmet se ishte në një lidhje me të, ndërsa së fundmi ka bërë publike mesazhet me të dashurin aktual.E pyetur nga njëri prej ndjekësve se cili është personi që i ka thyer zemrën, ajo ka publikuar bisedën me të, duke treguar se janë pajtuar.”Dashuria ime”,- i shkruan Rikja, ndërkohë që ai ja kthen: “Zemra ime”, mirëpo identiteti i personit në fjalë mbetet ende i pazbuluar për mediat.