Rike Roçi është një prej femrave më simpatike shqiptare dhe shumë të komentuara në median rozë. Ajo u bë e famshme pas pjesëmarrjes në Big Brother Albania ndërkohë që tani është bërë pjesë e kinematografisë në Itali.Para pak vitesh u përfol se është në një lidhje me Noizyn, por ajo i ka mohuar këto zëra dhe të njejtën gjë bëri së fundmi kur e pyetën se për sa vite ka qenë e lidhur me reperin shqiptar e u përgjigj se s’kanë qenë kurrë.
Për vite me rradhë Rikja ka treguar se është shumë e lumtur sa i takon jetës private, por gjithmonë ka preferuar t’a mbajë të fshehur partnerin e saj.Së fundmi ajo është dorëzuar dhe ka publikuar një foto të partnerit dhe mbishkruan: ‘Eh kam rënë në dashuri’ shoqëruar me emoji me sy me zemra. Rikja është penduar dhe më pas e ka fshirë foton e partnerit të saj.