Rihanna tashmë jep këshilla për jetën sentimentale të fansave të saj

Showbiz

rihananna

Këngëtarja e mirënjohur Rihanna ka vendosur të jetë më pranë se kurrë fansave të saj. Kështu, ajo ka nisur t’i kthejë përgjigje të gjithë atyre që i shkruajnë në profilet e saj në rrjetet sociale apo në numrin celular. Një bisedë e publikuar në internet po bën xhiron e mediave. Bëhet fjalë për një vajzë e cila i kërkon ndihmë Rihannës se si mund ta kalojë sa më shpejt ndarjen e saj nga i dashuri.

“Beso që kjo ndarje është një dhuratë në vetvete! Qaj nëse do, por nuk do qash përgjithmonë. Do ta gjesh dashurinë sërish dhe do të jetë edhe më bukur nga çfarë kalove. Ndërkohë, mundohu të kënaqesh sa më shumë me veten!” – ka qenë përgjigja e këngëtares nga Barbadosi.

a 7rtre