Rihanna ka takuar presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshorten e tij Brigitte Macron për angazhimin e të dyja palëve në financimin e arsimit. Megjithatë, ajo që u komentua më shumë në media ishte veshja e tyre.
Rihanna mbante veshur një kostum gri , një xhakëtë të madhe të zezë dhe një çantë Dior ndërkohë që zonja e parë ishte më casual, ku dallohej xhaketa e saj e bardhë dhe xhinset.
Disa momente nga ky takim, Rihanna i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.