Rihanna siç nuk e keni parë më parë!/ Shihet me pamjen më natyrale se kurrë në rrugët e New Yorkut

Lifestyle Showbiz

Rihanna tregoi flokët e saj natyrale, pa shtojca apo paruke, teksa doli në New York të dielën.Sipërmarrësja miliardere 36-vjeçare, e cila zbuloi linjën e saj të re të produkteve “Fenty Hair” së fundmi shfaqi flokët e saj të shkurtë, të lyer, të lirë dhe kaçurrelë. Nëna e dy fëmijëve u pa pa të dashurin ASAP Rocky ose dy djemtë e tyre të vegjël.

Fansat e gëzuar, iu afruan dhe ndoqën hapat e saj, madje ajo firmosi një palë atlete për njërin prej tyre. Rihanna, emri i vërtetë i së cilës kujtojmë se është Robyn Rihanna Fenty, shkëlqente edhe kësaj here si çdo dalje tjetër në publik me veshjen e saj të kombinuar veshur në të zeza dhe  perliçen kafe të derdhur supeve si edhe  çantën me mbishkrimin e markës së njohur të çantave, por ajo që binte në sy më shumë se gjithçka në lookun e saj, ishin flokët e shkurtër kaçurrela, siç nuk e kishim parë kurrë më parë të shfaqej në publik. Natyrale dhe e ndërgjegjeshme për vëmendjen që tërhiqte teksa ecte me hapat e saj të qetë në rrugët e New Yourkut, Rihanna shpejt u bë kryetitulli në artikujt roz të show bizit dhe lifestylit botëror.