Rihanna rikthen trendin që kemi urryer dhe të gjithë po luten që të dështojë!

Showbiz

riri trend
Vitet e fundit të gjithë kemi qenë dëshmitarë se në modë janë vetullat e trasha dhe vajzat janë duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet për të realizuar vetulla sa më perfekte. Mirëpo me sa duket ky mund do t’iu shkojë dëm pasi Rihanna sapo paralajmëroi trendin më të fundit të vetullave.

riri vetull

Ajo është një ndër femrat më me ndikim në botën e modës dhe gjithçka që ajo prezanton kthehet menjëherë në trend. Së fundmi Rihanna ka pozuar për revistën “Vogue” dhe në sy si gjithmonë ka rënë pamja e saj e jashtme.Ndryshe nga çdo herë tjetër ajo shfaqet me vetulla të holla si fije peri dhe gjithë bota po flet se me sa duket do të rikthehet trendi i viteve 2000, të cilin kur e kujtojmë të gjithë e urrejmë. Na vjen keq Riri, por këtë herë, nuk do t’i ndjekim këshillat e tua!

riri vogue