Rihanna pritet të shkëlqejë në ‘Super Bowl 2023’

Showbiz

Mbretëresha e muzikës pop ka konfirmuar se do të jetë kryesuese e shfaqjes së pjesës së parë të ‘Super Bowl 2023’.Këngëtarja 34 vjeçe, bëri së fundmi të ditur lajmin e madh duke shpërndarë një fotografi të krahut të saj me tatuazh duke shtrënguar një top futbolli.Kujtojmë se këngëtarja e hiteve të paharrueshme refuzoi mundësinë për të performuar në ‘Super Bowl’ në vitin 2019.

Në atë kohë diva e muzikës kishte shpjeguar se se e refuzoi ftesën për shkak të mënyrës se si ishte trajtuar Colin Kaepernick, ish-lojtari i San Franciscos i cili kishte refuzuar të mbante qëndrim për himnin kombëtar të ShBA-së në fillim të lojërave, për të protestuar kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore.

Fituesja e çmimit ‘Grammy’ ka bërë një pushim nga performancat muzikore gjatë kohëve të fundit  pasi solli në jetë djalin e saj  majin e kaluar dhe rikthimi në një skenë të madhe pritet me padurim nga fansat  e saj në mbarë botën.